Foto: Ilustrim

Shpend Ahmeti paralajmëron vërshime edhe në regjionin e Prishtinës

Alarmi për vërshime nga reshjet e vazhdueshme të shiut është ndezur edhe në regjionin e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur një numër emergjent në të cilin qytetarët mund të lajmërohen.

Ahmeti në rrjetin social Facebook ka shkruar se  të reshurat janë të mirëseardhura për shkak të nevojave në liqene.

“Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situatën në shtetet fqinje ju informojmë se sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime.  Për shkak të situates në liqene, të reshurat janë të mirëseardhura por në kohë të shkurtë mund të na shkaktojnë dëme materiale. Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka mundësi që disa pjesë të Kosovës të përballen me vërshime për shkak të reshjeve të mëdha që kanë filluar mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit, përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut, shumë e lartë 43 %, lartë 34%, moderuar 12%.