Shpend Ahmeti kritikon opozitën e re në Kuvend: Fjalime të dobëta

Ish-lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka kritikuar opozitën e re në Kuvendin e Kosovës, duke i quajtur fjalimet e tyre të dobëta.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se opozita duhet të jetë përmbajtësore e disa fjalime i ka cilësuar si me inate dhe siklet.

“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtësore”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja kishte garuar në një listë të përbashkët me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Sipas rezultateve të KQZ-së, PSD ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.