Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti kërkon nga qeveria "opsione tjera" për t'i siguruar vaksinat anti-COVID

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se Kosova zyrtarisht është në rend për 325 mijë vaksina që vijnë në qershor.

Ai ka thënë se ky proces është dashur të fillojë më herët dhe qeveria duhet të shikojë edhe për opsione të tjera.

“Deri më tani Kosova zyrtarisht është në rend t’i blej 325 mijë vaksina të cilat vijnë në qershor. 325 mijë doza ose për rreth 160 mijë njerëz. Për këtë arsye kemi bërë thirrje që procesi të filloj para tre muajsh. Tani duhet të shikojmë opcione tjera. Qeveri?,” ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Kosova dhe BE koordinohen për sigurimin sa më parë të vaksinës kundër COVID-19