Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti kërkon nga institucionet shtetërore që të marrin vendimin për pakon ekonomike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin vendim për pakon ekonomike për qytetarët dhe bizneset, përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se shumë njerëz po mendojnë se kur do i marrin 170 euro për t’i paguar një pjesë të borxheve dhe se shumë biznese po presin ndihmë për të mbijetuar financiarisht.

“E lus çdo politikan me ndërgjegjje, qeverinë e kuvendin, e partitë politike që vec ta mendojnë se ka shumë njerëz që po mendojnë se kur kanë me i marr 170 euro për me i pagu një pjesë të borxheve, ka shumë biznese që po presin se kur ka me pas një ndihmë për me mbijetu ekonomikisht familja, e shumë të tjerë që po mendojnë për shpenzimet shëndetësore, pagesën e rrymës, e datën e këstit të kredisë” ka shkruar Ahmeti.

Ndër të tjerash Ahmeti ka thënë që po humbasin orët e punës duke u marrur me akuza në mes vete.

Sipas tij nuk ka  asnjë arsyetim që të vonohet diskutimi dhe vendimi për pako ekonomike dhe se  Kuvend nuk është dashtur të dal prej sallës deri arritjen e nj kompromisin për një pako substanciale ekonomike.

“Kur nuk merren vesh për 62 milion marrëveshje me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, sinjali është që gjasat me kalu pako prej 1.2 miliard janë minimale.  Me rëndësi, pagat po ju ecin. Por si krejt politikanët, një ditë kena me ec prej shpije e ska me ju dëgju askush. Qysh jeni tu vepru, po shpresoj që qajo ditë vjen më shpejtë” shkruan ai.