Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti jep detaje për hapjen e çerdheve që janë në kompetencë të Komunës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka dhënë disa detaje në lidhje me hapjen e çerdheve në kryeqytet.

Ahmeti ka shkruar se sa i përket çerdheve private ato nuk janë nën kompetencën e Komunës, ndërkaq për ato publike njoftoi se hapen nga data 10 gusht.

“Çerdhet private nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati i Minsitrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe çdo vendim tjetër merret nga Ministria e Shëdnetësisë, pas rekomandimit nga IKShP”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Ahmeti  ka theksuar disa rregulla që do të ndiqen me hapjen e çerdheve publike. Ai tha se çdo ditë prindërit do të raportojnë për gjendjen e familjes së tyre, ushqimi do të shërbehet nëpër klasa si dhe ato do të dezifektohen para hapjes.

“Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet do të hapen me 10 gusht (me përjashtime sipas rrethanave) me protokolin e veçantë të hartuar nga Komuna.

  1. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në çerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.
  2. Skenaret e veçanta për raste të konfirmuara positive prej mbylljes së klases e deri te mbyllja e çerdhes.
  3. Edukatoret e klasëve do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klaset e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinën e përbashkët.
  4. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e çerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë positive me virus”, ka shkruar Ahmeti në facebook.