Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti: Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në ‘Facebook’ se përkundër shumë testeve që janë bërë sot në Prishtinë për COVID-19, të gjithë kanë dalë negativ.

Ahmeti ka shkruar se këto janë lajme të mira dhe se jemi në fund të krizës shëndetësore, por në mes të krizës ekonomike.

“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

Sot, IKShPK-ja ka njoftuar se nga 211 mostra të marra, vetëm një ka dalë pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shëruar 15 pacientë.

Dalin rezultatet e 211 testeve për COVID-19 në Kosovë