Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës

Shpend Ahmeti flet sërish për përplasjen me asambleistin e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar sërish përplasjen e tij verbale të një dite më parë me asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, Egzon Azemi.

Ahmeti ka thënë se për të rruga prej emocionit deri te përleshja fizike është shumë e gjatë dhe se sipas tij nuk e ka arritur ndonjëherë.

“U komentua shumë një përplasje dje në Kuvendin Komunal.  Nga natyra jam njeri emocional dhe më pengojnë tepër shumë padrejtësitë.  Kur dikush pretendon se është parimor por i ka shkel prej paradites 100 parime nuk ka çka më flet. Megjithatë, për mua rruga prej emocionit deri te përleshja fizike është shumë e gjatë dhe nuk e kam arritur ndonjëherë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka shtuar se asambleistit të LVV-së i jepnin detyra për të provokuar të tjerët.

“Më kujtohet në VV kur asambleistit në fjalë i jepnin detyra për të provokuar të tjerët, në mënyrë që ta sulmojnë dhe pastaj të ketë viktimizim. Do të ja tregoj edhe rastet konkrete.  Por nuk munden at recept ta përdorin tek ne”, thuhet në publikimin e tij.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi ka thënë dje se është kërcënuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, në një postim të gjatë në Facebook ka renditur disa lajme rreth projekteve, ndodhive dhe qeverisjen e tij në kryeqytet këtë javë.

Më poshtë e gjeni të plotë publikimin e Shpend Ahmetit në Facebook:

Lajme te shkurta nga kjo javë

  1. Kaloi buxheti për vitin 2021 – 85 milion Euro duke përfshi projektet që tashmë i kemi filluar përfshi vazhdimin e punimeve në çdo lagje, mobiliteti, salla koncertale, salla e sporteve, Tuneli Agim Ramadanit, dy tregje, etj etj. Subvencionet janë shtuar në çdo fushë e posaçërisht në asistencl sociale, ku janë parapa disa programe si dhe ndërtimi i strehimores për personat LGBT. Janë shtuar fondet për transport publik.  QMF Veternik, çerdhe në Kolovicë e Veternik e shumë e shumë projekte të mira.  Asnjë votë kundër
  2. Filluan punimet te parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik – sigurisht shumë prej jush i keni vërejt punimet që kanë filluar në zhvendosjen e gypave të Termokos dhe instalacioneve tjera. Vendpunishtja po rrethohet e kemi shpenzuar shumë kohë në ruajtjen e drunjve.  Shumica nuk do të preken, ndërsa ato që preken po lëvizen me pajisje speciale në afërsi te biblioteka.  Projekti do të shtoj dhjetëra drunj cilësor por edhe do ta ruaj secilin dru egzistues.
  3. Kaluam edhe kredinë për renovimin e 50 ndërtesave publike në Prishtinë- çerdhe, shkolla e QMF, për të përmirësuar izolimin kursyer energjinë dhe për të pasur ambient më të ngrohtë për nxënësit.
  4. Nënshkruam marrëveshjen me MCC me Termokos për matësit e ngrohjes. Pra ps implementimit të projektit 10 milion Eurosh konsumatorët do të paguajnë aq sa shpenzojnë. Kështu do të kursejmë 25 përqind të kapacitetit që mund të shfrytëzohet për lidhje të reja.
  5. Filloi punën kompania daneze Sveco – e kontraktuar nga BERZH për unazën 27 kilometërshe. Në 9 muajt e ardhshëm do të kemi gati dizajnin, trasenë, e edhe dokumentacionjn tenderues për këtë projekt mbi 100 milion euro. Pas kësaj kemi diskutimin publim 120 ditësh ps të cilin publikohet tenderi.
  6. U rregulluan disa fusha sportive në qytet dhe po vazhdojnë punët në shtigje të biçikketave të reja në Breg të Diellit e Agim Ramadani.
  7. Marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës parasheh që të zgjidhet kontesti i Komunes me Hekurudhat për të filluar punët në lidhjen e dytë të rrethit të Fushë Kosovës me Arbëri. Kontrata është e nënshkruar për fillimin e punimeve.
  8. U asfaltuan disa rrugë përfshi edhe lagjen Dodona dhe vazhdimin në Pejton. Ende po çalojmë me punë në rrugën e Dubovnikut për shkak të vonesave të ndryshme .
  9. U komentua shumë nje përplasje dje në Kuvendin Komunal. Nga natyra jam njeri empcional dhe më pengojnë tepër shumë padrejtësitë.  Kur dikush pretendon se është parimor por i ka shkel prej pradites 100 parime nuk ka çka më flet. Megjithatë, për mua rruga prej emocionit deri te përleshja fizike është shumë e gjatë dhe nuk e kam arritur ndonjëherë.  Më kujtohet në VV kur asambleistit në fjalë i jepnin detyra për të provokuar të tjerët, në mënyrë që ta sulmojnë dhe pastaj të ketë viktimizim. Do të ja tregoj edhe rastet konkrete.  Por nuk munden at recept ta përdorin tek ne.
  10. Inspektori i Komunës u arrrestua. Komuna e Prishtinës i ka mbi 6000 punëtorë dhe nuk ka gjasa me garantu që askush nuk tenton e as nuk është i përfshirë në korrupcion. Por atë që garantojmë është që nuk tolerohet.  Vjet e sivjrt kemi denoncuar në polici si staf politik disa zyrtarë që ende janë në procese gjyqësore.  Nuk po pragjykoj rastin por në raste të tilla kam edhe gëzim edhe idhnim. Idhnim se dikush mund të bëjë e gëzim se dikush potencialisht u kap.  Edhe njëherë nun e paragjykoj rastin por pa marr parasysh cilës parti i përket, nuk tolerohet.  Do të bashkëpunojmë me e do ti ndihmojmë organet e rendit në çdo gjë.
  11. Fillimi i vitit shkollor na solli disa situata në shkolla me testime, por të cilat nuk shkaktuan telashe të mëdha në funksionim. Presim edhe javet ne vijim për të parë efektin real.  Përndryshe situata është nën kontroll.
  12. Jemi bashkë me gastronomët për ti ndihmuar në këtë situatë. Analiza të përbashkëta e kërkesa të cilat do ti bëjmë. Kemi edhe programe të veçanta përvec lirimit nga pagesat.