Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti flet për komunikmin Veseli - Grenell në Twitter

Replikat ndërmjet ambasadorit amerikan në Berlin, i deleguar amerikan për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, mbi taksën 100% ndaj mallrave serbe, i ka komentuar, kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ish-partiaku i Albin Kurtit, e ka kritikuar mënyrën e komunikimit të Veselit.

“Në emër të parë me ambasadorë në Twitter, jo ky e ka mirë jo ai është rrenc, e kam një ndjenjë që ska me përfundu mirë.  Po shpresoj që dialogu e epilogu i dialogut nuk kanë me u diskutu në këtë mënyrë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin popullor Twitter.

Sot gjatë ditës, deklarimeve të Kadri Veselit se Albin Kurti nuk duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, i është përgjigjur i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell duke u vënë në krah të kryeministrit të ri të Kosovës.

Por, i shpejtë ka qenë reagimi i kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, Kadri Veseli.

Grenell i thotë Veselit se Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës

www.kallxo.com