Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti: Deputetët të paguhen nga 170 euro, nuk u takuan gjatë krizës më të madhe

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar caktimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për më 4 qershor.

Ahmeti përmes një postimi ironizoi me këtë fakt, duke thënë se deputetët duhet të paguhen me 170 euro pasi nuk janë takuar gjatë muajit maj.

“Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë.  Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët”, ka shkruar ai.