Shpend Ahmeti deklarohet pasi u tha se do t’i bashkohet LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e inkuadrimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nëpërmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, sikur u ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkëngjitet LDK-së.

Ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.