Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti: Aplikimi për 50 euro për të prekurit me COVID-19 fillon prej nesër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se aplikimi për ndihmën prej 50 euro për te prekurit me COVID-19 dhe 100 euro për pensionistë do fillojë prej nesër.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se të gjitha informatat do bëhen publike nga komuna, përfshirë edhe aplikacionin i cili do jetë online.

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin,” ka njoftuar Ahmeti.

Propozimi për ndihmën prej 50 euro për të prekurit me COVID-19 erdhi pasi shumica e QMF-ve kanë mungesë të mjeteve për trajtim dhe qytetarët po detyrohen t’i blejnë me mjete vetanake.