Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti: 2 milionë euro nga qeveria hajgare, kaq janë pagat e deputetëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur hajgare ndihmën  e qeverisë prej dy milionë eurove për biznese.

Ahmeti ka thënë se kaq janë vetëm pagat e deputetëve.

“A nuk është pak hajgare kjo – 2 milionë euro nga qeveria. Mani bre, 2 milionë janë veç rrogat e deputetëve! 156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

Në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, përkatësisht masa 8, u ndanë 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur që ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, për shkak të mungesës së deputetëve. Ky projektligj u arrit të votohet vetëm në lexim të parë.

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese nga programi për rimëkëmbje ekonomike