Shpejtim Bulliqi për zgjedhjet serbe brenda Kosovës: Të dielen shteti i Kosovës pushoi së ekzistuari

Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se të dielen që shkoi hapja e Kosovës ndaj Serbisë është rënia e tretë benda pak ditësh.

“Ditën kur kjo qeveri u votua nga gjithë deputetët e Listës Serbe dhe kur hoqi reciprocitetin nuk kishte mbetë tjetër veç pritjes për ndërhyrjen e radhës, secila më e rëndë se tjetra. Të dielen që lamë pas shteti i Kosovës pushoi së ekzistuari sepse po atë ditë territori i Kosovës shtrohej e poshtërohej nga mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë”, tha ai.

Bulliqi tha se pretendimet e Serbisë i dinë të gjithë por obiligimi i tyre sipas tij është respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit. Kushtetutën e shkelët kur lejuat mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Sa u përket zgjedhjeve në Podujevë,  Bulliqi thotë se justifikimi për shkak të pandemisë tash është i pakuptimtë.

“Nga 6 shkurti i këtij viti qytetarët e komunës së Podujevës janë pa kryetar të Komunës, kjo për shkak të bllokimit të zgjedhjeve nga presidenti Thaçi. Atyre po u mohohet të kenë qeverisje lokale me justifikimin se rrezikohet shëndeti publik e të dielen në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e Serbisë”, tha Bulliqi.