Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpejtim Bulliqi intervistohet nga policia, nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj një qytetari

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi është intervistuar nga policia mëngjesin e sotëm. Ai ishte ftuar që të lajmërohej në polici në lidhje me pretendimet e një qytetari i cili kishte denoncuar Bulliqin për sulm fizik.

KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë, se Bulliqi është intervistuar sot nga ora 9 e 30 e mëngjesit ndërsa i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ndaj të njëjtit është iniciuar për lëndim të lehtë trupor.

Kryetari i Podujevës gjatë ditës së djeshme i kishte quajtur shpifje dhe të pavërteta lajmet se kishte sulmuar një zyrtar komunal.

Këto deklarata i njëjti i kishte bërë në rrjetin social Facebook.