Projekt-propozim për Sallën Koncertale; Foto:KALLXO.com

Shpalosen projekt-propozimet për Sallën Koncertale në Prishtinë

Janë shpalosur tri projekt-propozimet për ndërtimin e Sallës Koncertale në Prishtinë, në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja e pastaj do të hapet oferta për kompaninë.

Ahmeti theksoi se ky është konkurs për zgjidhje, e jo vendim për ndërtim dhe se kur vendos Komisioni do ta vendosin në tenderim.

Projekt-propozim për Sallën Koncertale; Foto:KALLXO.com

Kemi pas diskutime me arkitektët që të ruhet objekti dhe memoria e qytetit dhe të modernizohet objekti”, tha Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se juria do do të përbëhet nga tre profesorë ndërkombëtar: Një nga Universiteti i Harvardit, Universiteti i Zagrebit dhe një nga Universiteti i Stambollit, dy arkitektë nga Shoqata e Arkitektëve, një anëtar nga komuna dhe një Inga nstituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Projekt-propozim për Sallën Koncertale; Foto:KALLXO.com

Salla Koncertale pritet të ndërtohet në ish-shtëpinë e mallrave ‘Gërmia’, ku tani gjendet një pjesë e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës.

Pas një debati të gjatë nëse objekti duhet të mbahet apo të niset tjetër, tërësisht i ri, u vendos që të adaptohet objekti pa e prekur shumë strukturën  dhe dizajnin e jashtëm.

Për këtë ndërhyrje, komuna e Prishtinës në nëntor të vitit 2020 shpalli konkurs ndërkombëtar arkitektonik.

Salla koncertale pritet të ketë kapacitet prej 800 ulëseve në sallën e madhe dhe 200 ulëse në sallën e vogël (Jazz salla).

Shpend Ahmeti/Foto:KALLXO.com