Shpallet konkursi për Udhëheqës Artistik në Ansamblin ‘Shota’

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur sot konkursin për përzgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, “Shota”.

 Kandidatët që konkurrojnë për këtë post, sipas kritereve të konkursit, duket të kenë diplomë universiteti nga fusha e arteve skenike, muzikore dhe 5 vjet përvojë punë relevante.

Sipas njoftimit, faza njoftimit për konkursin është deri më 12.03.2022, ndërsa data e aplikimit fillon nga 13.03.2022 dhe mbyllet më 27.03.2022.

Udhëheqësin Artistik, sipas ligjit për Ansamblin “Shota” e zgjedh Këshilli Drejtues i këtij ansambli.

Udhëheqësi Artistik emërohet për një mandat katër vjeçar.