Kadetët e FSK-së para udhëtimit drejt Maqedonisë | Foto: MFSK

Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria  e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/22.

Sipas një njoftimi për media, Ministria e Mbrojtjes e ka shpallur konkursin për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake:

1.- Akademia e Mbrojtjes – Qendra për Studime Universitare e FSK-së  dhe Universitetin Amerikan në Kosovë

2.-  Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë.

3.- Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake

4.- Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Mbrojtjes thekson se konkursi do të jetë i hapur nga data  31 maj deri më  11 qershor 2021 .

Kurse, aplikimi bëhet online: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Më gjerësisht:  https://docs.google.com/document/d/1LN8qzmWVSzXMrk0pH4QI4YXOKOAnUilq8ZClJxzlGBs/edit?fbclid=IwAR2ZxjdiO4U9bTIufLaOoTLqp55CGEuFq0sNFL6P-M998iWoQH8z_vQq-6U

Kontaktet www.mod.rks-gov.net;  nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.