Foto: Kallxo.com

Shpallet konkursi për Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka miratuar shpalljen e konkursit zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Gjithashtu ky Komision ka  zgjedhur edhe anëtarët e panelit vlerësues për zgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Në këtë panel do të marrin pjesë: Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Tasholli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që në mbledhjet e radhës të ftohen për raportim ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, dhe ai i Mbrojtjes, Anton Quni.