Shpallet konkursi për drejtor të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur sot konkursin për zgjidhjen e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Aktualisht, QKK udhëhiqet nga zëvendësuesi i drejtorit Lum Çitaku, i cili mori këtë pozitë pas shkarkimit të drejtorit të atëhershëm Arben Zharkut, në dhjetor të 2021.

Kandidatët që synojë të marrin këtë post, sipas kritereve të konkursit duhet të kenë diplomë universitare nga fusha e artit dhe kulturës, të kenë aftësi organizative e menaxhuese, qoftë kineastë ose krijues me reputacion.

Kriter tjetër është se duhet të kenë shtatë (7) vjet përvojë pune, duke përfshirë katër (4) vjet përvojë pune në vende udhëheqëse.

Ndërsa, si të domosdoshme MKRS e ka vënë edhe njohjen e gjuhës angleze nga kandidatët që synojnë postin e drejtorit të QKK-së.

Drejtori i QKK-së zgjidhet me mandat katër vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Data e njoftimit në ueb-faqen e MKR-së do të jetë deri me 23.02.2023, ndërsa data e aplikimit është nga data 24.02.2023 deri me 10.03.2023.

Ish- drejtori i QKK-së Arben Zharku ishte shkarkuar nga detyra në dhjetor të 2021, pasi një komisioni i ankesave në MKRS kishte vërtetuar akuazë ndaj tij për keq menaxhim në QKK. Zharku nuk ishte pajtuar me vendimi dhe kishte hapur rast në gjykatën përkatëse.

Qendra Kinematografike pa drejtor, Arben Zharku konfirmon shkarkimin