Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 53 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 120 asete sa ishin në shitje konkurruan 119 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte €4,864,330 Euro.

Sipas komunikatës së AKP-së, dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.