Shpallen fituesit e konkursit ‘Shkruaj Prishtinës’ 

Saranda AhmetajDragaj, Valona Hasani dhe Elsa Alshiqi, janë fituesit e konkursit letrar “Shkruaj Prishtinës”. 

Organizata ETEA në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë kanë bërë të ditur rezultatet e konkursit, “Shkruaj Prishtinës”. 

Fituesi do të shpërblehen me nga një komplet librash nga Libraria Dukagjini. 

Saranda AhmetajDragaj është shpërblyer për poezinë “Prishtinës time”, Valona Hasani për tregimin “Vetëm një qen i vetëm në Prishtinë”, dhe Elsa Alshiqi për tregimin “Prishtinë, I love you 3000”.  

Ndërkaq rreth 40 punime nga më se 200 që ishin pjesë e kësaj gare do të përzgjidhen nga një juri e veçantë dhe do të botohen në një libër të veçantë. 

 “Përfundon gara për shkrimet më të mira në kuadër të aktivitetit ‘#Shkruaj Prishtinës’. Nga më shumë se 200 shkrime të pranuara gjatë 10 ditëve sa ka zgjatur aktiviteti, tri prej tyre u pëlqyen më së shumti nga anëtarët e grupit ‘#rrinshpi me neve‘”, ka shkruar ETEA në Facebook.