Foto: Ansambli 'Shota'/Facebook

‘Shota’ me koncert për 12 vjetorin e pavarësisë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të mbajë koncert festiv më rastin e 12 vjetorit te pavarësisë se Republikës së Kosovës.

Koncerti festiv i këtij ansambli për Ditën e Pavarësisë do të mbahet më 17 shkurt 2020, në ora 20:00, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Lajmi për perforimin e ansamblit “Shota” në 12 vjetorin e shtetësisë së Kosovës është konfirmuar për Kallxo.com edhe nga drejtori i këtij ansambli, Shefqet Gjocaj.

“Ansambli Kombëtar i këngëve dhe Valleve „Shota”, për nderë te 12 vjetorit te pavarësisë se Kosovës do te shfaq koncert, me date 17 Shkurt 2020, në sallën e TKK-se. Koncerti fillon ne ora 20:00”, ka thënë Gjocaj, për Kallxo.com.