Pamje nga koncerti festiv i AKKV ‘Shota’. Foto:Isa Vatovci/Kallxo.com
'Shota' mbajti koncert festiv për 13-vjetorin e Pavarësisë
16.2.2021 - 23:50
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka mbajtur sonte koncert festiv me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti është mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Gjatë këtij koncerti ansambli ka interpretuar vallet dhe këngët më të mira nga repertori i tij.
Koncerti është hapur me intonimin e himnit të Kosovës dhe një melodi instrumentale nga Gent Hoxha.
Më pas janë interpretuar këngë dhe valle kushtuar lirisë e dëshmorëve.