Shorti përballë ekipet e forta në Ligën e Kampionëve

Sot ne Stamboll të Turqisë, është hedhur shorti i garave të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

32 ekipe të vendosura në katër vazo kanë mësuar grupet dhe kundërshtarët e tyre.

Në grupin A bëjnë pjesë ekipet si Manchester City, Paris Saint-Germain, Leipzig, si dhe Club Brugge.

Grupi B përbëhet nga ekipet si, Ateltico Madrit, Liverpol, Porto, dhe Milan.

Në Grupin C do të përballen ekipet si Sporting Lisbona, Dormund, Ajax dhe Besiktas.

Në Gupin D pritet të kemi një përballje midis Interit dhe Real Madritit, po ashtu pjesë e këtij grupi janë edhe Shaktar Donetsk si dhe Sheriff.

Po ashtu, edhe në Grupin E pritet të kemi përballje interesante, në këtë grup bëjnë pjesë Bayern Munich, Barcelona, Benfica dhe Dinamo Kyiv.

Në grupin F, ekipi anglez Manchester United do të përballet me ekipet si Villareal, Atalanta, Young Boys.

Ekipi i Sevillës që gjendet në Grupin G, do të ketë përballë skuadrat e Lille, Salzburg, Wolsburg.

Në Grupin e fundit, grupin H, bëjnë pjesë Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo.