Shoqërohet për në polici pasi u prezantua rrejshëm si agjent i AKI-së

Policia e Kosovës e ka shoqëruar për në stacionin policor një të dyshuar për prezantim të rrejshëm si agjent i AKI-së.

Pas pranimit të informacionit, Policia e ka ndaluar një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një certifikatë dhe një kartë identitetit të AKI-së.

Me të njëjtën dokument të AKI-së më herët ishte prezantuar si person zyrtar.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet.