Policia e Kosovës

Shoqërohet në stacion policor një burrë në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me armë një qen

Një person nga Ferizaj është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se ka qëlluar me armë qenin e një burri në fshatin Sarishtë të Ferizajt.

Siç njofton Policia në raportin 24- orësh, i dyshuari kishte qëlluar qenin me pushkë gjuetie.

Lidhur më këtë rast, policët kanë konfiskuar pushkën e gjuetisë, një pistolet dhe 26 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti nga Policia e Kosovës është klasifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.