Ilustrim

Shoqërohet në polici i dyshuari për shmangie nga obligimet doganore

Një person është shoqëruar në polici dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt për shmnagie nga obligimet doganore.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Goden” në Lipovec dje rreth orës 12:00.

“Njësiti policor ka  ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk posedonte sigurim kufitar  dhe as doganim të automjetit”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari së bashku  me automjetin është shoqëruar në stacion të policisëm kurse, vetura është konfiskuar.

Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.