Foto: KALLXO.com

Shoqërohet në Polici burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve në Pejë

Është shoqëruar në Polici burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve ‘Orenda’, pas pamjeve të publikuara sot në rrjetet sociale, ku shihet një infermiere duke e rrahur një grua të moshuar.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes mëson se personi në fjalë ka shkuar në këtë qendër për të kuptuar se çka ka bërë gruaja e tij.

Në ndërkohë drejtori i qendrës e ka njoftuar Policinë dhe zyrtarët policorë e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion.

Në ndërkohë deri më tash janë arrestuar tre persona si të dyshuara në rastin e dhunës në qendrën e të moshuarve ‘Orenda’, në Pejë, kurse zyrtarisht Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar rastin.

Anton Rasaj, njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’, ku ndodhi sulmi ndaj një të moshuare, është deklaruar në lidhje me rastin, duke thënë se ngjarja e ka lënë “pa fjalë dhe plotë mllef”.