
Drejtoria Rajonale Mitrovicë- Veriu Foto: Florinda Kelmendi, 06.06.2024
Shoqërohet në Polici Andjela Dimiq për prishje të rendit dhe të qetësisë publike
Shoqërohet në Polici Andjela Dimiq, kandidate për Deputete në partinë “Demokracia Serbe”, nën dyshimin për prishje të rendit dhe të qetësisë publike, më 07.02.2025.
Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili thotë se ajo ka fishkëllyer derisa kryeministri Kurti ishte i pranishëm në Veri.
“Është shoqëru në Stacion. Do ia japim një tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. I ka fishkëllyer kryeministrit Kurti, derisa kishte shkuar në një lokal në Car Lazar.” – tha Elshani.
Pas kësaj lideri i kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviq ka shkuar jashtë Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut.
“Arrestohet Andjela Dimić, kandidate për Deputete nga SD. Të gjithë jashtë Stacionit.” – ka thënë Arsinijeviq në rrjetin e tij social në Facebook.