Ilustrim

Shoqërohen në polici të dyshuarit për gjuajtje me armë pa leje

Në stacionin policor në Prishtinë janë shoqëruar gjatë ditës së djeshme dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:35.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë në ajër, me armën e të dyshuarit tjetër të cilën e kishte pa leje.

Arma dhe një gëzhojnë janë konfiskuar, dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.