Shoqërohen në polici 13 persona të dyshuar për bixhoz në Prizren

Policia në Prizren ka shoqëruar në stacion policor 13 persona pasi në një lokal u hasën duke luajtur bixhoz.

Sipas komunikatës së forcave të rendit, brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, janë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë

Pronari, njofton policia, deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 euro për një orë loje.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale: një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.

Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:

G., i datëlindjes 1986 

N Ç.. i datëlindjes  1990 

B K., i datëlindjes   1978  

A O., i datëlindjes   1971    

G.A.. i datëlindjes    1972  

Sh., i datëlindjes 1976 

I., i datëlindjes 1981 

B., i datëlindjes 1970 

Th .,i datëlindjes 1968 

K., i datëlindjes 1980 

A., i datëlindjes 1973 

K., i datëlindjes 1984 

J., i datëlindjes 1991

Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave.

Pronarit i lokalit  S G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit.

Ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.