Shoqëria civile mbështet Valdete Dakën: Vendimet e KQZ-së nuk janë individuale të saj

Organizatat e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën e tyre.

Ky reagim i tyre ka ardhur pas akuzave drejtuar kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka, pas moscertifikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

OJQ-të kanë deklaruar se vendimet në KQZ janë në kolegjium nga të gjithë anëtaret dhe jo individuale të kryesueses Daka.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile iu bëjmë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën  e tyre sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese. KQZ bën zbatimin e ligjit, dhe kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj  këtyre vendimeve, dhe  jo të bëjnë presion permes deklaratave publike”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Edhe analistja politike, Donika Emini i ka dal në mbrojtje kryetares së KQZ-së Valdete Daka, pasi kjo e fundit tha se ka marrë disa kërcënime.

Ky është reagimi i plotë i OJQ-ve të shoqërisë civile:

REAGIM NË LIDHJE ME AKUZAT DREJTUAR KRYESUESES SË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, ZNJ. VALDETE DAKA

Ne, organizatat e shoqërisë civile iu bëjmë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën  e tyre sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese. KQZ bën zbatimin e ligjit, dhe kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj  këtyre vendimeve, dhe  jo të bëjnë presion permes deklaratave publike.

KQZ i merr vendimet ne kolegjium nga të gjithë anëtarët, që përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë të cilët emërohen si rezultat i nominimeve, të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. KQZ si institucion funksionin dhe detyrat e tij i ushtron në përputhshmëri me Ligjin nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligjin nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Poashtu me rregullat zgjedhore të Komisionit Qendror të zgjedhjeve i cili është miratuar me datën 02.07.2013.

Andaj, vendimet nuk janë individuale të kryesueses së komisionit znj. Valdete Daka, pasi që KQZ si institucion ka dërguar listat me kandidat të subjekteve politike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ku ka marrë përgjigje nga ky institucion për personat të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit, në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhje. Mbi të gjitha, KQZ ende nuk ka marr vendim, andaj kjo nënkuptohet si presion për të ndikuar në vendimmarrjen e institucionit.

Prandaj, organizatat e poshtëshënuara u bëjnë thirrje partive politike që të ndalin presionet dhe gjuhën që mund të qojë drejt kërcënimeve dhe sulmeve ndaj organeve të pavarura kushtetuese dhe drejtuesve të tyre.

Demokraci për zhvillim (D4D)

Demokraci Plus(D+)

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova

Lëvizja FOL

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS

Iniciativa për Progres – INPO

Institute for Development Policy (INDEP)

Instituti Riinvest

Qendra Per Politika dhe Avokim (QPA)

Kosova Ëomen’s Netëork

Organizata Çohu / Preportr

EC Ma Ndryshe

ADMOVERE

Cel Kosovo

OJQ Plejada

sbunker

Debate Center

Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile

Krenar Shala – Aktivist i shoqërisë civile