Shoqëria civile kërkon të ndalohet linçimi publik ndaj Shkëlzen Gashit
Një grup i organizatave jo-qeveritare në Kosovë ka kërkuar që të ndalet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi.
Përmes një komunikate të përbashkët, duke i përmendur fryrjet që janë bërë ndaj Gashit për shkak të një deklarate në një televizion vendor për drejtësinë viktimat civile joshqiptare në luftën në Kosovë, shoqëria civile ka kërkuar që si qytetarët ashtu edhe krerët shtetëror e përfaqësuesit e institucioneve duhet të ndalin fyerjet ndaj aktivistit Gashi.
“Shkëlzen Gashi u linçua publikisht, kërcënua e fye në mënyrën më të keqe nga audienca e gjerë, por edhe nga personalitet e politikanë të shumtë. Kështu, duke dëshmuar se edhe 21 vjet pas luftës, në vendin tonë është tejet e rrezikshme të flasësh për krimet e luftës, për një narrativë tjetër të saj, në një shoqëri ku kultura e mosndëshkimit ka forcuar rrënjët”, thuhet në komunikatë.
Madje organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga partitë politike që të mbajnë aktivitete sensibiziluese për anëtaret e tyre në mënyrë që të kuptojnë drejtë procesin e drejtësisë tranzicionale.
Më 24 prill të këtij viti, deri sa ishte këshilltarë i ish-kryeministrit Albin Kurti, aktivisti Shkëlzen Gashi në një nga televizionet në Kosovë kishte përmendur edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Kjo deklaratë e tij kishte ngjallur shumë debat në Kosovë duke bërë që një ditë më vonë, ish-kryeminisrti Albin Kurti kishte vendosur ta liroj nga detyra këshilltarit politik.
Reagimi i plotë si dhe lista e organizatave nënshkruese:
Të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi
Po vazhdon linçimi publik ndaj aktivistit për të drejtat e njeriut Shkëlzen Gashit. Për shkak të deklaratave të tij publike të bëra më shumë se një muaj më parë ku ndër të tjera përmendi edhe viktimat civile jo shqiptare dhe të drejtën e tyre për drejtësi, si dhe përgjegjësinë individuale që duhet të mbajnë ata ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Shkëlzen Gashi u linçua publikisht, kërcënua e fye në mënyrën më të keqe nga audienca e gjerë, por edhe nga personalitet e politikanë të shumtë. Kështu, duke dëshmuar se edhe 21 vjet pas luftës, në vendin tonë është tejet e rrezikshme të flasësh për krimet e luftës, për një narrativë tjetër të saj, në një shoqëri ku kultura e mosndëshkimit ka forcuar rrënjët.
Së fundmi, Ish-kryetari i Skënderajit, aktualisht shef i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku duke folur për Qeverinë, nën drejtimin e z.Albin Kurti ndër të tjera e cilëson z. Gashi si “udbash”, e njeri që “urren UÇK-në, e tenton ta kriminalizojë atë”, e rrjedhimisht si njeri që “urren Kosovën”.
Ditë më parë edhe Presidenti i Kosovës zt. Hashim Thaçi ia m’veshi deklaratave të aktivistit Shkëlzen Gashi urrejtjen ndaj UÇK-së duke e keq cituar me dashje edhe pas sqarimeve publike të këtij të fundit lidhur me secilin keqkuptim të ngritur që nga intervista e parë e tij.
Ne jemi jashtëzakonisht të brengosur me fyerjet e linçimet që vazhdimisht po i bëhen aktivistit Shkëlzen Gashi nga personalitete e politikanë me ndikim në shoqërinë tonë, të cilët tash e sa vite kanë krijuar një diskurs publik sa i përket të kaluarës e luftës ku vetëm një e vërtetë e një narrativë mbizotëron, e siç po shihet të tentosh ta sfidosh atë është mjaft e rrezikshme.
Keq bërjet dhe krimet e luftës nuk duhet t’i atribuohen kolektivisht një grupi ose etnie, por janë individët që duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre që lidhen me konfliktin. Diskursi publik mbi Ballafaqimin me të Kaluarën duhet të jetë i bazuar në prova sepse çdo pretendim apo supozim i gabuar mund të dëmtojë rëndë përpjekjet për të krijuar një kuptim të saktë të asaj që ka ndodhur në të kaluarën. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel.
Ne i bëjmë thirrje spektrit politik që të ndalojë menjëherë linçimin publik që po i bëhet aktivistit Shkëlzen Gashi, sepse me një elitë të tillë politike ku prezantohet e promovohet një narrativë e vetme, një e vërtetë e vetme, ne pamundësojmë procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, dhe mohojmë të drejtën e viktimave dhe familjareve tyre për drejtësi. Po ashtu, ne sugjerojmë që partitë politike të mbajnë aktivitete sensibiziluese për anëtaret e tyre në mënyrë që të kuptojnë drejtë procesin e drejtësisë tranzicionale dhe parimet mbi ballafaqimin me të kaluarën në mënyrë që linçime të tilla të ngjashme në të ardhmen të evitohen.
RrGK – Rrjeti i Grave të Kosovës
INTEGRA
ORCA – Organizata për rritjen e cilësisë në arsim
NSI – Neë Social Initiative
TOKA
Instituti Columbus
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS
Multimedia
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF
Çohu
Nora Ahmetaj
BIRN KOSOVA
Interneës Kosova
Artpolis
SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime
ETEA
Developing Together
EcoKosËomem
EC Ma Ndryshe
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC
DokuFest
CHëB
Cel Kosova
IPKO Foundation
Instituti GAP
NGO Aktiv
RTV Kim
ACDC
QKRMT
Sbunker
Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan
CPC – Center for Political Courage
POLIS
NOPM
GAIA – SCI Kosovo
CVE Analyst
FLOSSK
KADC”