Shoqëria civile kërkon drejtësi në përvjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

Para një viti, një 11 vjeçar nga Fushë Kosova dyshohet se është dhunuar dhe pastaj është vrarë.

Sot në një vjetorin e vdekjes së tij,shoqëria civile përmes një aksioni simbolik do të kërkojë drejtësi përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se 11 vjeçarit iu shkel e drejta për  jetë nga institucionet që nuk i ofruan mbrojtje dhe siguri.

Pjesëmarrësit gjatë aksionit do të tregojnë edhe kërkesat konkrete të tyre nga institucionet

Ky aksion simbolik do të mbahet në ora 11:00