Shoqëria civile e përsërit kërkesën për koordinim qeveritar ndaj ndihmave për Shqipërinë

Një grup i organizatave jo qeveritare në Kosovë po e konsiderojnë urgjente një koordinim qeveritar për situatën e krijuar edhe në Kosovë pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri.

Taulant Hoxha, përfaqësues i grupit të shoqërisë civile insistoi se duhet informim më i mirë lidhur me kanalizimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

“Angazhimi qytetar e i shoqёrisё civile nё ndihmё qytetarёve tё Shqipёrisё janё strehuar nё Kosovё ёshtё i jashtёzakonshёm. Ngjashёm, ka institucione e individё brenda institucioneve qё po bёjnё punё shembullore. Por, tё gjitha kёto vazhdojnё tё bёhen pa asnjё kordinim, ndёrsa jemi nё terr informativ e nё mungesё tё cfarёdo udhёzimi lidhur me atё se cfarё duhet e cfarё nuk do tё duhej tё bёnim si qytetarё tё interesuar pёr tё ndihmuar”, shkroi ai.

Ai ka rikujtuar kërkesën që ky grup i kishte bërë qeverisë për themelimin e njё Shtab Qendror Emergjent, qё do tё udhёhiqte e kordinonte tё gjitha kёto veprime, institucionale e qytetare.

Hoxha deklaroi se kjo situatë mund të rrezikojë gjithë solidaritetin kosovar për ndihma ndaj të prekurve nga tërmeti.

“Nevojtarёt nga Shqipёria vazhdojnё tё vijnё, e aspak e mirё nuk ёshtё gjendja e atyre qё tashmё janё tё vendosur nёpёr vende tё ndryshme tё Kosovёs. Çdo shtyrje ёshtё e pakuptimtё. Javёn tjetёr mund tё jetё vonё. Nuk mund ta rrezikojmё gjithё kёtё solidaritet e angazhim gjithёpopullor pёr mungesё kordinimi, e aftёsie e vullneti pёr menaxhim”, përfundoi ai.

Tërmeti 6.4 ballësh që goditi Shqipërinë të martën la mbi 50 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë të pastrehë, një pjesë e së cilëve po strehohen në Kosovë.