Foto: Denis Sllovinja
Shoqatat kundërshtojnë ndryshimin e emrit të Universitetit të Prishtinës
Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, SHHSHM-Shkup (Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni) përmes një aksioni kanë kundërshtuar heqjen e emrit ‘Hasan Prishtina’ nga Universiteti i Prishtinës.
Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma”, ka thënë se janë kundër heqjes së emrit ‘Hasan Prishtina’.
“Të hiqet emri i Hasan Prishtinës nga Universiteti për mua është një çmenduri, sepse është ndër figurat më të shquara të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë. Ata që e kanë menduar këtë kanë gabuar rëndë”- ka thënë Hoxha.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi kishte thënë për Klan Kosovën se është menduar që të largohet emërtimi “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës.
“Po e shqyrtojmë rikthimin e emrit origjinal e pakta përpara ndryshimit të statutit të fundit universiteti, pra Universiteti i Prishtinës”- kishte thënë Qerimi.