Foto: Komuna e Gjilanit

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri

Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni, i ka dorëzuar sot familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës Zejtare Afariste, Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sekretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i kësaj Shoqate, Ymran Fusha, ka deklaruar se i është bashkangjitur aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.

Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor.​