Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shoqata e Ndërtimtarëve: Në Prishtinë lejet ndërtimore po jepen pa rend

Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve ka treguar se si po shkojnë procedurat në Komunën e Prishtinës për pajisjen me lejet ndërtimore.

Sipas tij ka raste kur lejet ndërtimore jepen pa rend.

“Komuna e Prishtinës vitin e kaluar i ka lëshuar 1 milion e 63 metra katror leje ndërtimore. Më 2018 janë lëshuar leje për 600 mijë metra katrorë, ku shumica prej tyre janë në fazën e inspektimit final. Kanë qenë 300 kërkesa për inspektim final në Komunën e Prishtinës. Deri tash janë inspektuar veç 50”, tha Hoxha.

I pyetur nëse ka rend në trajtimin e kërkesave, Hoxha thotë se s’ka rend.

“Nuk ka rend. Ka landë që janë dorëzu në korrik e s’kanë përfunduar hala. Ka landë që janë dorëzu ma vonë e kanë përfundu. Diçka ka ndodhë aty”, tha mes tjerash Hoxha.

 

Në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një prej tërmeteve më të rënda në historinë e saj me mbi 50 persona që gjetën vdekjen.

Një vit më vonë, KALLXO.com është kthyer për të parë se si është trajtuar nga institucione tona tërmeti.

Të ftuar në debat janë: Hajriz Sejdiu, nga Agjencia e Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci, nga FSK. Faton Hoxha, nga Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Florim Grajqevci, profesor dhe dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP.