Shoqata e Matematikanëve të Kosovës nderohet me çmimin "Evropiani i Vitit 2021”

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ia ka ndarë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, “Shoqatës së matematikanëve të Kosovës”.

Ambasadori Szunyog tha është i befasuar se ka pasur aq shumë vota për matematikanët, duke shtuar se kjo tregon rëndësinë e arsimit.

“Dua të falënderoj të gjithë të kandidatët qe kanë aplikuar në këtë garë. Ishte e vështirë të zgjedhësh se cili është më i mirë. Kam qenë i befasuar për të gjitha ato vota publike për matematikanët por në fund të ditës është diçka e rëndësishme për arsimin e sidomos për matematikën, një lëndë e imja e preferuar”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se matematika është një fushë tjetër ku Kosova po tregon sukses në botë.

“E kuptoj që votuesit nuk e kanë pasur të lehtë të vendosin për njërin. Për të vendosur për matematikanët është interesant dhe shpresëdhënës. Jemi mësu me dalë jashtë me i befasu me artistë, këngëtarë, sportistë, tash edhe matematicientë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i “Shoqatës së Matematikanëve”, Armend Shabani tha se ky çmim duhet të jetë një mesazh që të përkrahen të rinjtë.

“Është nder i madh qe të pranoj këtë çmim. Unë mendoj dhe e shoh se terë populli e meriton titullin nga mënyra për të qenë pjesë e Evropës, e që kjo të jetë më shumë si një mesazh qe të përkrahen të rinjtë”, tha Shabani.

Votimi është realizuar përmes Facebook-ut dhe ka zgjatur për 3 ditë radhazi, 28-30 prill.

Në garë kanë qenë edhe Arlinda Murtezi, Grupi Anti SLAPP, Blerta Basholli dhe DJ Regard.