Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mban kuvendin e parë vjetor

Sot në Prishtinë është mbajtur kuvendi i parë vjetor i Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përmes diskutimeve, kjo shoqatë synon që të kultivojë një mjedis që inkurajon zyrtarët e institucioneve Korrektuese për barazi gjinore dhe etnike.

Zyrafete Imeraj, kryetare e Shoqatës, tha se kjo shoqatë është e angazhuar për të fuqizuar rolin e grave në institucionet Korrektuese të vendit.

“Përmes kësaj shoqate ne synojmë avancimin e statusit të grave në profesion”, ka thënë Imeraj.

Në këtë kuvend i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i cili inkurajoi të gjitha gratë që në të ardhmen të konkurrojnë më shumë në pozita udhëheqëse brenda shërbimit Korrektues.

Ky kuvend është mbështetur nga OSBE-ja, në të cilën kanë marrur pjesë përfaqësues të EULEX-it, ICITAP-it dhe partnerë të tjerë të cilët e mbështesin SHKK-në.