Shoqata e grave nga Novobërda dhuron 3 mijë maska për Kamenicën

Asociacioni i grave “Nas dom” (Shtëpija jonë) nga Novobërda ka dhuruar 3 mijë maska për Komunën e Kamenicës.

Kjo komunë ka bërë të ditur se këto maska do të shpërndahen 1 mijë për rastet sociale dhe një mijë për pensionistët, 500 për komunitetin rom dhe 500 për punëtorët e Komunës.

Udhëheqsja e këtij asociacioni, Vesna Staic, tha se ky projekt do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

“Shpresoj që ky projekt do të vazhdohet në të ardhmen, dhe iu inkurajoj që të bëni kërkesa edhe për grupet tjera se sa maska ju duhen, që t’iu dhurojmë donacion”, ka thënë ajo.

Sipas njoftimti të Komunës, kryetari Qendron Kastrati dhe nënkryetari Bojan Stamenković kanë falenderuar këtë asociacion për donacionin.

“Falendëroj për këtë donacion asociacionin e grave “Nas dom”. Jam shumë mirënjohës dhe ky është shembull i bashkëpunimit rajonal dhe ndëretnik në kohë të pandemisë”, ka thënë Kastrati.