ILUSTRIM - Dy doktorë/ infermierë të pajisur me veshjet speciale për t'iu shmangur infektimit me COVID-19, Foto:KALLXO.com

Shoqata e Gastronomëve ofron nga 600 shujta për 30 ditë për stafin mjekësor

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ushqim për rreth 600 mjekë për një muaj. Ky vendim i shoqatës ka ardh si ndihmë ndaj personelit mjekësor që janë në front duke u përballur me luftën ndaj pandemisë COVID-19.

“Ne si Shoqatë duke parë zhvillimet e ngjarjeve të ditëve të fundit dhe rritjen e numrave të të infektuarve me COVID-19 mbajtëm një takim që edhe një herë t’i bashkohemi vijës së parë të frontit me ndihmën tonë. Ne si Shoqatë e Gastronomeve të Kosovës jemi të gatshme në koordinim me Ministrinë  e Shëndetësisë të ndihmojmë QKUKS me atë qe dimë ta bëjmë më së miri. Për një muaj Shoqata jonë është e gatshme të përgatisë shujta për rreth 400 mjekë, si dhe të përgatisë edhe 200 shujta të ndërrimit të dytë. Ideja e këtij gjesti simbolik është t’i japim një ndihmë kuzhinës të QKUKS”, thuhet në njoftim.

Kjo Shoqatë ka kërkuar që kësaj iniciative t’i bashkohen bizneset të ndryshme duke ofruar ndihmë në komunat e tyre.

“Nismës tonë deri tani i jane bashkangjitur gastronomet e Prishtines qe janë Gizzu grill, Don caffe, Greatëood, Miqt pun, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna, Guest, Kadare Bar&books, Apartamenti, Sette coffee & more Ju ftojm të gjitha biznesev gastronomike të Kosovës ti bashkohen këtij udhetimi duke e organizuar edhe vet nëpër komunat e tyre,ndërsa në Prishtine duke na shkruar në facebook”, vazhdon tutje komunikata.