Foto: KALLXO.com, Gastronomia. Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve bën thirrje që të mbyllen bizneset më 25 shtator

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju ka bërë thirrje gastronomëve e punëtorëve që më 25 shtator nga ora 14:00 – 15:00, të mbyllin bizneset e tyre dhe të dalin para Qeverisë e Kuvendit të Kosovës për të dorëzuar kuponat fiskal.

Ata kanë thënë se po u cënohet e drejta e biznesit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ata janë shprehur se “më të lehtë dhe më të përballueshme e kemi të kalojmë kohë në qeli sesa të shohim shkatërrimin e asaj që ndërtuam me shumë mund. Neve nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, sepse po na e cënoni ekzistencën, më keq se kaq nuk ka”./RTV21

NJOFTIM!!!Edhe një herë u cënua e drejta e biznesit në Kosovë.Edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson…

Publiée par Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sur Vendredi 18 septembre 2020