Shoku i qelisë së Astritit ishte fqinj i familjes Dehari

Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë në të cilën po mbahej Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.

Ai konsiderohet të jetë një nga dëshmitarët kryesorë në hetimet e reja lidhur me rastin e Deharit.

Lidhur me këto hetime dhe zhvillimet në këtë rast, kanë folur prindërit e Astritit në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Xhemile Dehari tregoi historinë se sa e njohin Adonis Gashin që  e kishte ndarë qelinë me Astritin.

“Adonisin na nuk e njohim shumë, e njohim prej rastit të Astritit, e kemi pasë kojshi. Një gjë mundem me tregu se Astriti një vizitë kur kemi qenë ma ka dhanë edhe një thes të teshave, ka thanë e kanë pru Adonisin edhe qeto tesha ju me ja qu në shpi se e kanë zanë me telefon, e ka pasë të ndalume vizitën. Një thes me tesha ja kom marrë prej burgut, ja kom qu në familje të vet. Qaq kemi pasë na punë me Adonisin”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk dijnë pse nuk po gjindet nga organet e drejtësisë.

“Tash pse e kanë lanë mu largu, kjo është punë e prokurorisë”, tha ajo.

Tri vite pas vdekjes së Astrit Deharit  në Qendrën e Paraburgimit të në Prizren, Prokuroria Speciale hapi hetime të reja.

Rasti Dehari u rihap përsëri pas arritjes së raportit nga Zvicra i cili nuk përjashtoi mundësinë e vrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Pas pranimit të këtij raporti Prokuroria e Prizrenit kishte deklaruar se nevojitet një hetim i ri për të qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Intervistën e plotë me prindërit e Astrit Deharit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm