Shokohet Londra, një mësuese vritet gjatë ecjes për në një pijetore

Sabina Nessa, një mësuese 28-vjeçare nga jugu i Londrës besohet se është vrarë në një ecje 5-minutëshe nga shtëpia e saj drejt një pijetoreje, thotë policia, duke ndezur klithma habie rreth epidemisë së dhunës kundër grave dhe vajzave në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia metropolitane e Londrës në një konferencë të enjten tha se Nessa kishte lënë shtëpinë e saj mbrëmjen e 17 shtatorit dhe ishte duke ecur përgjatë një parku drejt një pijetoreje, ku kishte planifikuar të takojë një shok/shoqe. Trupi i saj u gjet mesditën e së nesërmes.

“Udhëtimi i Sabinës duhet të ketë marrë pak më shumë se 5 minuta por ajo nuk ia doli në asnjë mënyrë të arrijë destinacionin e saj”, tha kryeinspektori Joe Garrity, duke shtuar se “e dimë që me të drejtë komuniteti është i shokuar – sikur që jemi dhe ne – dhe ne jemi duke përdorur çdo resurs të mundshëm të gjejmë përgjegjësin”, raporton CNN

Zubel Ahmed, kushëriri i saj, tregoi për ITV News se familja është ende e shokuar, dhe se lajmi i vdekjes së saj i la ata “të shkatërruar” dhe “të pangushëllueshëm.”

Nessa, e cila ka dhënë mësim në një shkollë fillore në juglindje e Londrës, ishte “vërtetë personi më i mirë, më i kujdesshëm”, tha Ahmed.

“Nuk e kuptoj se si dikush mund ta ketë bërë këtë. Është humbje e madhe për familjen tonë”.

Vdekja e Nessas vjen 6 muaj pas një vrasjeje tjetër makabre në Londër, asaj të 33-vjeçares Sarah Everard, e cila u zhduk pasi la shtëpinë e një shoku/shoqeje dhe u gjet pas një jave 50 kilometra larg atij vendi. Vrasësi i saj, një polic oficerë u deklarua fajtor për kidnapimin, përdhunimin dhe vrasjen e saj.

Ky rast shkaktoi një shpërfaqje të eskperiencave të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale nga femrat, që dërgoi në qendër të vëmendjes kombëtare rekordin e mallkuar të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se 200 gra ishin vrarë në periudhën Mars 2019 deri Mars 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në të dhënat e Zyrës per Statistika Kombëtare dhe qeverisë skoceze.

Rreth një femër është e vrarë çdo tri ditë nga një burrë në Mbretërinë e Bahskuar, bazuar në të dhënat e Femicide Censur, një organizatë që gjurmon dhunën kundër vajzave dhe grave. Bazuar në të dhënat nga kjo organizatë, në periudhën 2008-2018, 1425 gra ishin vrarë nga burrat. Shumica apo 62% ishin vrarë nga partnerët apo ish-partnerët, përderisa 15% ishin vrarë nga burra që ato i njihnin. Vetëm një në 12 apo 8% e këtyre vrasjeve ishin nga të huaj.

Përktheu: Fisnik Topalli