Foto: KALLXO.com Ilustrim

Shoferi shqiptar i autobusit arrestohet se tentoi të japë 5 euro ryshfet në kufi

Një burrë shtetas i Shqipërisë është arrestuar në kufirin me Kosovën, më saktësisht në Vërmicë.

Sipas policisë, i dyshuari shofer i autobusit në vendkalimin kufitar  në dokumente i kishte vendosë pesë euro për ryshfet me qëllim që t’i mundësohet kontrolli më i shpejtë.

Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.