Ilustrim

Shoferi nga Kosova vdes në aksident trafiku në Rrugën e Kombit

Drejtuesi i një automjeti ka ndërruar jetë në aksin rrugor Rubik-Rrëshen pasi është përplasur me veturë me një autobus.

Viktima është H.S., shtetas nga Kosova.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:22.

“Land Rover-i” me targa italiane është goditur nga autobusi me targa të Kosovës. Në automjet udhëtonin babë e bir.

58-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa djali ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se vetura po lëvizte me shpejtësi tej normave dhe teksa ka tentuar të parakalojë është përplasur me autobusin, që nuk ka mundur të manovrojë.

Siç duket nga pamjet, makina është shkatërruar nga goditja e fortë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes./TopChannel.