Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, Foto: Facebook/CNN

Shoferi i kamionit akuzohet për vdekjen e 39 personave në Angli

Shoferi është akuzuar për vdekjen e 39 personave që janë gjetur brenda kamionit në Angli, raporton BBC.

Maurice Robinson, 25 vjeç, u arrestua pasi kufomat e 31 burrave dhe tetë grave u gjetën në kamion në Grays.

Ai akuzohet më tej për vepra të trafikimit me njerëz, imigracionit dhe pastrimit të parave, tha Policia e Essex.

Robinson, nga Laurel Drive, Craigavon të Irlandës Veriore ka dalë të hënën para Gjykatës së Chelmsford.

Tre të tjerë, një burrë dhe një grua, të dy 38, nga Warrington, Cheshire dhe një burrë 48-vjeçar nga Irlanda Veriore mbeten në arrest policor.

Të tre u arrestuan nën dyshimin e vrasjes dhe komplotit për trafikim me njerëz.

Një burrë në të 20-tat është arrestuar nga Policia irlandeze në Dublin  dhe u tha se ishte “me interes” për hetimin e Policisë Essex.

Më parë policia tha se përpjekjet për të identifikuar 39 personat ishin përqendruar në komunitetin vietnamez.

‘Unë po vdes sepse nuk mund të marr frymë’, mesazhi i vajzës që dyshohet të jetë në mesin e 39 të vdekurve në kamion

.