Shoferët shkelin rregullat e qarkullimit në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit është një nga akset ku çdo vit ndodhin me dhjetëra aksidente me vdekje. Shkak në shumicën e rasteve janë gabimet e shoferëve dhe shpejtësia.

Këtë gjë e dëshmon edhe monitorimi i Policisë Rrugore me makinë inteligjente dhe radarë automatikë, e cila në pak orë ka pezulluar 78 patenta.

Në këtë rrugë ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h, një prej shoferëve të gjobitur po udhëtonte me 218 km/h.

Përveç shoferëve që u është hequr patentat, policia ka gjobitur me qindra drejtues për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar.

Këta shoferë janë ndëshkuar me gjobë nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë.

Me dhjetëra shoferë të tjera janë kapur në shkelje të dyfishtë, përveç shpejtësisë dhe me telefona në duar apo pa rrip sigurimi.

Gjithashtu policia thotë se mbi 80 shoferë u kapën me shpejtësi, telefon dhe pa rrip sigurimi.

Gjatë vëzhgimit, 16 shoferë kanë kryer parakalim të gabuar në kthesa me rrezikshmëri për përfshirje në aksident./Euronews.al