FOTO - Atdhe Mulla

Shoferët paralajmërojnë protesta të stilit Francez pas shtrenjëtimit të sigurimeve

Të shtunën e ardhshme, me 23 nëntor, duke filluar nga ora 16:00, do të filloj një protestë para Bankës Qëndrore të Kosovës.

Kjo protestë e cila është paralajmëruar nga grupi “Speedomaniaks”, do të mbahet për të kundërshtuar rritjen e çmimeve për sigurimin e veturave.

“Ju bëjmë apel të gjithë personave, grupacioneve, bizneseve që sa më masivisht të dalim të shtunën me datën 23 nëntor në ora 16:00 para objektit të BQK. Protesta është organizuar nga grupi Speedomaniaks, dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas grupit “Speedomaniaks”, në Francë derivatet janë rritur për 2 cent më shumë, të gjithë qytetarët janë organizuar që ta heqin atë vendim, kurse në shtetin tonë çmimet e sigurimeve janë rritur edhe me qindra euro.

“Neve na takon të mos rrijmë duarkryq, përballë kësaj padrejtësie. Merre veturën e hajde”, thuhet në njoftim.